Rama me Erdogan në Laç përuron apartamentet e reja, Meta homazhe tek Skënderbeu: Identiteti europian i pakthyeshëm

Presidenti Ilir Meta nuk e ka komentuar vizitën e presidentit turk  në Shqipëri.

Por në kohën kur Erdogan së bashku me Ramën po inauguronin 500 apartamentet dhe po flisnin për marrëdhëniet e mira mes dy shtetet, kreu i shtetit shqiptar vizitoi memorialin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Pas homazheve në ditën e vdekjes së kryeheroit Meta thekson se Skëndërbeu i dha identitetin kombit në betejën për çlirimin nga turqit.

Meta: Sepse është jo vetëm krye heroi ynë Kombëtar, i cili i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar e njerëzor, por njëkohësisht është ky personalitet i jashtëzakonshëm dhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin europian të kombit tonë si dhe rrugën e të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Meta shton se Skënderbeu do të mbetet shembull frymëzim.

Meta: Është kjo figurë kaq e madhe, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi kryesor i Rilindjes sonë Kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, për shtetformim, për pavarësi.

Më herët në memorialin e Skënderbeut në Lezhë u zhvilluan ceremoni zyrtare ku ra në sy prezenca e vetëm drejtuesve të pushtetit vendor pa përfaqësues të qeverisë apo opozitën.

EMISIONET