Ndërpriten marrëdhëniet me Iranin, Osmani: Dënojmë sulmin, qëndrojmë krah qeverisë shqiptare

Ndërpriten marrëdhëniet me Iranin, Osmani: Dënojmë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Iran.

Osmani thotë se dënojnë me forcë sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

“Ne dënojmë me forcë sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne qëndrojmë krah Presidentit Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjnë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë.”, shkruan Vjosa Osmani në Twitter.

EMISIONET