Muça: Rezultatet e Maturës 2026 relativisht të mira, me pak mbetës
Eksperti i punësimit Erion Muça, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, komentoi rezultatet e Maturës Shtetërore 2026, duke i cilësuar ato si relativisht të mira.
Sipas Muçës, edhe këtë vit janë vërejtur diferenca mes notave të provimeve të maturës dhe rezultateve të arritura gjatë shkollës së mesme.
Ai theksoi se këto dallime mund të tregojnë si fryrjen e notave apo presionin e ushtruar në disa lëndë, ashtu edhe faktin se një përgatitje intensive para provimeve u ka mundësuar maturantëve të arrijnë rezultate më të larta se ato të regjistruara gjatë viteve të studimit.
Duke analizuar rezultatet në tërësi, Muça vuri në dukje se numri i mbetësve ka qenë i ulët.

