Me djegie të rënda, flasin mjekët, ja si është gjendja shëndetësore e të plagosurve nga shpërthimi

Me djegie të rënda, flasin mjekët, ja si është gjendja

Situata shëndetësore e katër anëtarëve të familjes Gjoka që mbetën të plagosur në hotelin e tyre në Velipojë nga shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e sotëm paraqitet e rëndë.

Sipas mjekëve të spitalit të djegie plastikës, nëna me tre fëmijët e saj janë në rrezik për jetën.

Tre fëmijët,  Klarisa 15 vjeç, Danjela 18 vjeç dhe Enriko 12 vjeç kanë djegie në në masën 80-90 % të trupit, ndërsa e ëma e tyre Alketa 40 vjeçe, ka djegie në shkallën 60%.

"Paraditen e sotme pranë Shërbimit të Djegie Plastikës janë parqitur pacientët A.Gj mosha 40 vjeç, D. Gj mosha 19 vjeç, K. Gj mosha 15 vjeç dhe E. Gj mosha 11 vjeç . Pas konsultës së parë mjekësore është konstatuar se pacientët kanë djegie të rënda në trup.Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor" thuhet në njoftimin për media të spitalit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër.

"Në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E.  Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë" njoftoi policia.

EMISIONET