NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Identifikohen viktimat, ja kush vr*u kë në Lozhan (EMRAT+FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhan.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.

Operacioni policor kishte të bënte me arrestimin e një personi të kërkuar.  

I vrarë ka mbetur një efektiv i Shqiponjave, i plagosur po ashtu efektiv i Shqiponjave, i cili po merr ndihmën në spitalin e Korçës. Edhe efektivi tjetër ka marrë një plumb por nuk dihet ende gjendja shëndetësore.

Ndërsa ngjara është në zhvillim e sipër, jane identifikuar edhe emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje tejet të rëndë.

Konkretisht, personi në kërkim dhe autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë është shtetasi Violand Bracellari.

Ndërsa, punonjësi i Policisë që ka humbur jetën quhet Enea Mekolli nga Blaca i Pogradecit, dhe punonjësi tjetër i policisë që ka mbetur i plagosur quhet Edison Adri, i cili është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Identifikohen viktimat, ja kush vr*u
Ne foto: Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli

Policia Korçë - Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie, nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit
gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Identifikohen viktimat, ja kush vr*u
Ne foto: Efektivi i plagosur Edison Adri

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.

EMISIONET