“Si Viaggia”: Shqipëria, destinacioni që bashkon detin dhe malin në një udhëtim të vetëm

“Si Viaggia”: Shqipëria, destinacioni që bashkon detin dhe

Në fillim të verës, qershori është një periudhë ideale për të zgjedhur destinacionin e duhur të udhëtimit, shkruan media italiane “Si Viaggia”.

Në këtë përzgjedhje, ekspertët e udhëtimit kanë sugjeruar disa vende, ku mund të udhëtohet gjatë këtij muaji, duke përfshirë destinacionet bregdetare dhe malore.

Me muajin qershor nis zyrtarisht vera, bashkë me udhëtimet drejt destinacioneve më të bukura bregdetare dhe malore, si dhe ndjesinë e çlodhjes, që shumica e njerëzve kërkojnë pas një periudhe të gjatë pune.

Zgjedhja e destinacionit varet nga disa faktorë: dëshira për të vizituar vendet klasike turistike, shpesh në brigjet e Mesdheut, apo dëshira për të zbuluar destinacione më pak të njohura, ku mund të shmangen turmat e mëdha në qytete, plazhe apo shtigje malore për ecje.

Në këtë përzgjedhje ju prezantojmë disa ide se ku mund të shkoni në qershor, me destinacione të ndryshme të arritshme nga aeroportet kryesore italiane, së bashku me një pasqyrë të përgjithshme mbi kostot e udhëtimit.

Media italiane “Si Viaggia” ka rekomanduar 9 destinacione për pushime bregdetare dhe malore, duke përfshirë Shqipërinë, Kroacinë, Provencën në Francë, Greqinë, Kirgistanin, Korsikën, Perunë, Sicilinë në Itali dhe Slloveninë.

Shqipëria, plazhe idilike dhe festivale

Shqipëria ofron plazhe aq të bukura sa mund të krahasohen me ato të Greqisë fqinje dhe, megjithëse popullariteti i saj po rritet, ajo mbetet ende një destinacion alternativ, i përshtatshëm për t’u vizituar në qershor.

Sapo të mbërrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, merrni një makinë me qira dhe nisni eksplorimin e bregdetit të saj, pa hequr dorë, edhe nga udhëtimet nëpër male, pasi në këtë periudhë ofrohen shumë itinerare për ecje dhe trekking.

Për më tepër, nëse gjatë verë dëshironi të merrni pjesë në festivale, në Shqipëri organizohet një nga eventet më të bukura në Evropë, pikërisht në rivierën e saj: “Kala Festival”.

Ky festival ofron një kombinim të përkryer mes festivalit muzikor dhe pushimeve në plazh.

EMISIONET