AKPT ngarkohet për konkursin e projektimit të muzealizimit të tunelit të Porto-Palermos

AKPT ngarkohet për konkursin e projektimit të muzealizimit të

Këshilli i Ministrave vendosi dje që të ngarkojë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e muzealizimit të infrastrukturës dhe tunelit të Porto-Palermos.

Gjithashtu ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për koordinimin e termave të referencës me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) për muzealizimin e infrastrukturës dhe tunelit të Porto-Palermos.

Sipas vendimit, efektet financiare të këtij projekti, në shumën 24.550.000 lekë, do të mbulohen nga buxheti i Institutit të Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, miratuar për vitin 2026.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

EMISIONET