“McGonigal” Bumçi: Kjo është Rama-gate, duhet të ishte larguar kohë më parë nga kryeministria
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se Rama duhet të kishte ikur kohë më parë.
Ai shtoi se po të kishte ndodhur në çdo vend të botës një histori e tillë si me ish-zyrtarin e FBI-së, personi ai nuk do të rrinte më kryeministër.
Bumçi: Kjo është një Ramagate dhe nëse nuk do të ishte ai, nuk do të ekzistonte kjo çështje. Nëse do të kishte ndodhur në çdo vend të botës, ai nuk do të rrinte më kryeministër. Ky duhet të kishte kohë më parë. Ky është korrupsion total dhe kalbëzim, është fundi i fundit.