Mbyllet afati, Bledar Maksuti e Pali Deçolli i shtohen listës 6 emërore të kandidatëve për në SPAK

Mbyllet afati, Bledar Maksuti e Pali Deçolli i shtohen listës 6

Garës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për të qënë pjesë e Prokurorisë së Posaçme SPAK, i janë shtuar dhe dy emra të rinj prokurorësh, pasi në limitet e fudit të afatit kohor, kanë aplikuar dy prokurorë të Tiranës dhe Durrësit.

Bledar Maksuti, prokurori i kryeqytetit me një karrierë të gjatë në sistemin e akuzës dhe njohës i mirë i çështjeve të krimit të organizuar, ka dorëzuar dosjen personale në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë po ditën e sotme dhe prokurori i Durrësit, Pali Deçolli, ka aplikuar për të qënë pjesë e garës për dy vende vakant në prokurorinë e posaçme SPAK.

Tashmë lista emërore e kandidaturave për garën në SPAK, ka shkuar në 6 prokurorë.

Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokuroria e Tiranës, Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado.

Ky i fundit aktualisht është i komanduar në SPAK, dhe fitoren e ka të garantuar. E gjithë gara zhvillohet për dy vende vakante.

Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Pritet që në ditët në vijim të 6 kandidaturat të zhvillojnë intervistimin para anëtarëve të KLP-së, ku secili më pas do votohet.

elton qyno bledar maksuti pali deçolli

EMISIONET