Mbrojtja e Ramës për skandalin rus, PD dorëzon kërkesën për shkarkimin e Lindita Nikollës

Mbrojtja e Ramës për skandalin rus, PD dorëzon

Grupi Parlamentar i PD ka dorëzuar zyrtarisht ne Kuvend shkresën të shoqëruar me 28 firma për nisjen e procedurës së shkarkimit të Lindita Nikollës, shkresa i drejtohet Këshillit të Legjislacionit.

Veprimi është ndërmarrë pas ndërprerjes së seancës plenare dhe moslejimit të deputetëve të PD të thonin fjalën e tyre në seancën e 26 janarit.

Kujtojmë se 16 deputetë të PD kërkuan që çështja "McGonigal" të futej në rend dite dhe kryeministri i vendit Edi Rama të ishte i pranishëm na sallë për të dhënë shpjegime në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në dosjen e drejtësisë amerikane për ish-zyrtarin e lartë të FBI.

EMISIONET