Makina del nga rruga dhe përfundon në një fushë, plagoset çifti nga Kosova në Gjirokastër

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash.
Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se, një automjet tip “Seat” me targa të Kosovës ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një fushë.
Në automjet udhëtonte një çift, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Burimet bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

