Lita: Autorizimi i Bashës nuk është i rëndësishëm për regjistrimin e PD-së në KQZ, është artificë

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Lavdërim Lita u shpreh se nuk bëhet fjalë për atë që do të përfaqësojë PD-në në zgjedhje, por për një deklaratë qëllimesh.

Ai tha se Apeli e ka zhbërë vendimin e  Zhukrit dhe për kthejë çdo vendim që është marrë nga kuvendi i 11 dhjetorit janë të pacertifikaura ligjërisht nga shteti shqiptar.

Lita: Nuk flasim për autorizimin për të përfaqësuar partinë politike, por për një deklaratë politike në KQA dhe që mbahet përgjegjësi për këto veprime. Duket një artificë e kreut të KQZ-së për ta çuar në KAS këtë çështje. Bëhet fjalë për një letër një deklaratë qëllimesh dhe PD merr përsipër që nuk do të trukojë zgjedhje dhe nuk do të futet në afera. Nuk është deklaratë noterizuese nga kryetari i PD-së. Celibashi tha se për të kryetar i PD-së është Sali Berisha, ndërsa në letra bëhet fjalë për Lulzim Basha. Pra bëhet fjalë për deklaratën e autorizimeve që firmoset nga kryetari që për mua është një artificë. Kjo nuk është e rëndësishme për regjistrimin e PD-së.

Apeli e ka zhbërë vendimin e Zhukrit dhe për kthejë çdo vendim që është marrë nga kuvendi i 11 dhjetorit janë të pacertifikaura ligjërisht nga shteti shqiptar. Grupi i Rithemelimit nuk njohët dhe nuk ka një mbështetje ligjore. Nuk e njeh gjykata dhe KQZ-ja. Berisha është pajtuar se revolucioni ka mbaruar dhe nuk flet me për të. Berisha po e kthehen fushatën në një fushatë të përgjithshme, duke folur për McGonigal, shëndetësinë dhe Yuri Kim. Kandidatët që duhet të flasin dhe që takojnë çdo ditë qytetarët, duhet të flasin për hallet e qytetarëve.

EMISIONET