L*fta dhe ndikimi psiko-social/ Sociologia: Gradualisht ulet aftësia e shoqërisë për të reaguar ndaj padrejtësive
Konfliktet globale dhe pamjet e dhunshme që transmetohen pa ndërprerje po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin mendor të qytetarëve.
Për Oranews, sociologia Entela Binjaku thotë se stres i vazhdueshëm dhe ekspozimi ndaj dhunës krijojnë një efekt dyfishtë, rritin ankthin në familje dhe normalizojnë dhunën në perceptimin publik.
"Rritja e çmimeve, pasiguria për të ardhmen dhe mungesa e mundësive financiare rrisin stresin në familje. Qytetarët bëhen më të shqetësuar, durimi ulet dhe çdo situatë e përditshme interpretohet negativisht."-tha Binjaku.
Sociologia thotë se ekspozimi i përsëritur ndaj pamjeve të dhunës mund të çojë në atë që quhet "konsum kompulsiv" i lajmeve traumatike.
Truri humbet aftësinë për të dalluar informacionin normal nga ai që e streson, dhe shqetësimi fillestar zbehet.
"Fillimisht pamjet e shkatërrimit në Gaza shkaktuan tronditje, por me vazhdimësinë e tyre, shqetësimi zbehet dhe situata perceptohet si një normalitet i ri, edhe pse tragjik."-shtoi ajo.
Binjaku thekson se fenomeni është veçanërisht i rrezikshëm për personat më të ndjeshëm, të cilët i përjetojnë ngjarjet thuajse si të ishin vetë në ato zona.
Afatgjatë, kjo mund të ulet aftësinë e shoqërisë për të reaguar ndaj padrejtësive dhe dhimbjes.
Ndiqni intervistën e plotë:


