LETRA/ Rrumbullaku urdhëron inspektimin e terrenit në kërkim të çdo rrënje kanabis në Shqipëri

Pak javë para nisjes së fluturimeve të monitorimit të territorit prej Guarda Di Finanzas, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë në terren trupat policore me qëllim evidentimin e çdo bime kanabis sative.

Burimet thanë se Muhamet Rrumbullaku u ka kërkuar drejtorive vendore dhe atyre te kufirit që të shtojnë forcat dhe kontrollet të bëhën në mënyrë periodike.

Mbi 50 dronë u janë shpërndarë drejtorive e kryesisht atyre që në terriorin e saj të mbulimit kanë zona malore.

Porositë e dhëna nga drejtuesi madhor kanë të bëjnë me marrjen e informacioneve kryesisht në rrugë operative për individë, ose grupe kriminale që importojnë fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Mbi bazën e hartës digjitale dhe analizën e riskut, do të ushtrohen verifikime si në ambientet e hapura edhe në ato të mbyllura.

Ashtu siç është vepruar një vit më parë, edhe këtë vit do të përdoret sistemi elektronik “GIS-NARKOTIK”.

Ky sistem ofron të dhëna të plota dhe mundësoi raporte analitike për, kontrollin e territorit, informacionin e paraqitur nga agjenci të tjera ligj-zbatuese, ndjekjen dhe gjurmimin e këtij informacioni.

Prej dy ditësh policia ka vijuar kontrollet malorë në Malësi të Madhe dhe në Krujë.

Nga këto operacione janë asgjesuar vetëm në Durrës 224 fidanë  dhe në Malësinë e Madhe 80 të tillë.

kanabis rrumbullaku

EMISIONET