Lefter Koka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë refuzon lirimin nga qelia të Lefter Kokës.

Ish-ministri i Mjedisit kërkoi ndryshim të vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhënë më 2 janar 2022, e cila e la në burg.

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin, duke lënë në fuqi masën "arrest në burg".

Prej 14 dhjetorit 2021 ish ministri i Mjedisit ndodhet në qelitë e paraburgimit pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për të dy incineratorët si atë të Fierit dhe të Elbasanit.

Fillimisht SPAK ngriti akuzë ndaj Lefter Kokës për incineratorin e Elbasanit, ndërsa pak ditë më parë ngriti akuzë ndaj tij dhe për incineratorin e Fierit.

Më 29 mars 2022 SPAK kërkoi gjithashtu dhe arrestimin e deputetit Alqi Bllako pasi e akuzon se në cilësin e sekretarit të përgjithshëm të ministrit të Mjedisit në bashkëpunim me Kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, dhe me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, me pasojë një dëm ekonomik prej afro 160 mijë dollarësh.

Edhe deputeti socialist ndodhet në paraburgim.

EMISIONET