Lapaj: Opozita të reflektojë për ofertën dhe frymën që ngriti në zgjedhje, PD duhet të hapet


Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh rasti i Kosovës na tregon se sa herë bashkohen partitë e mëdha, bashkohen dhe krijohen opozita më të mëdha.

Sipas Lapajt, opozita ka vend të reflektojë për ofertën që bëri dhe për frymën që ngriti dhe shtoi se është e dënuar që të hapë partinë.

Lapaj: Rasti i Kosovës na tregon se sa herë bashkohen partitë e mëdha, bashkohen dhe krijohen opozita më të mëdha. Ky sistem me këtë karburanti peshon. Peshorja anon njëherë nga njëra anë dhe një tjetër nga tjetra. Rama e bën këtë ofertë për bashkëpunim se atij i duhen rezultate në raport me integrimin.

Ai po luan faktikisht dhe politikisht. Opozita do të përballet me fakte dhe argumente apo do të bëhet pjesë e kësaj gjëje. Çështja është se a është manipuluar vota? Unë besoj po. Një gjë është e sigurt, që opozita ka vend të reflektojë për ofertën që bëri dhe për frymën që ngriti.

Me këtë ndryshmin e sistemit u tregua një e vërtetë e madhe lidhur me peshën e tyre politike. Qytetarët prisnin një ofertë më cilësore në raport me emrat. Oriela Nebiaj kishte një performancë të jashtëzakonshme. Edhe Agron Shehaj kishte një performancë të jashtëzakonshme. Pra, njerëzit e kërkojnë atë ndryshimin që duan. Opozita është e dënuar që të hapë partinë.

 

EMISIONET