PAMJET/ Makinat bëhen “përshesh” në Rrugën e Kombit, 6 vetura të përplasura, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Rrugën e Kombit, ku në afërsi të fshatit Blinisht mësohet se janë përplasur 6 automjete.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa janë lënduar lehtë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident.

EMISIONET