Grabitja e armatosur në qendrën tregtare tek '5 maji', arrestohet autori (EMRI)

Arrestohet autori i grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme.

Nga të dhënat paraprake thuhet se grabitësi ka marrë 1.2 mln lekë të vjetra. Ndërkohë pas grabitjes, ai u arratis me një motor.

Luan Maçi, autori i dyshuar i grabitjes së një pike këmbimi valutor në zonën e “5 Majit”, rezulton se ka përdorur armë të vërtetë gjatë kryerjes së krimit. Kjo e dhënë është zbuluar pas ndalimit të tij nga policia, po në zonën e “5 Majit”, vetëm disa metra më poshtë nga banesa ku ai jetonte me qira.

Sipas të dhënave hetimore, në momentin e grabitjes Maçi ka qenë me mjekër, ndërsa menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është kthyer në banesë dhe është rruar me qëllim që të shmangte identifikimin.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur armën e përdorur në grabitje si dhe një sasi parash, të cilat dyshohet se janë marrë gjatë ngjarjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e grabitjes.

Ky është momenti kur një person, ende i paidentifikuar, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë. Dyshohet që autori ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra.

“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.

 

EMISIONET