Grupi i kokainës në Tiranë, gjykata mbyll në burg shpërndarësit, Brikena Frakulli merr përsipër fajin

Gjykata e Tiranës ka mbyllur në qeli 4 personat që shpërndanin kokainë në kryeqytet, mes të cilëve edhe Brikena Frakullin. 40-vjeçarja mësohet se ka kërkuar në seancë lirimin e përsonave të tjerë duke theksuar se përgjegjësinë e merr përsipër ajo dhe se të tjerët nuk kanë lidhje me kokainën.

Kjo është Brikena Frakulli, 40 vjeçe, e cila së bashku me 3 përsona të tjerë u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacioit kutia e pandorës.

Policia tha se i gjeti këtij grupi një sasi prej 6 kg heroninë dhe kokainë dhe një shumë prej 83.555 euro si dhe një sasi parash.

Ndaj tyrë Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg edhe pse gjatë seancës 40 vjeçarja Frakulli e mbajti vetë të gjithë përgjithësinë.

 "Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari," tha ajo.

Gjatë seancës gjyqësore mësohet se ajo ka treguar se edhe djali i saj Kevin Banushi ka qënë rastësisht në apartamentin e kontrolluar nga policia dhe nuk ka lidhje me lëndën narkotike.

Po ashtu duke iu referuar personave të tjerë, Brikena sqaron se Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës saj 4-vjeçare, ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësishme, se çfarë aktiviteti kishte.

Sipas Prokurorisë, policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Hetimi disa javor ka zbardhur aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilët Prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Në banesën e Brikena Frakullit dhe Artur Kristos, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje. Gjatë aksionit u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

EMISIONET