Sondazhi i Noto & RTV Ora/ Kë do votonin shqiptarët si lider të PD-së? 30.2% e tyre zgjedhin Berishën, 14.3% Bashën
Nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për liderin e ri të PD-së, ju cilin do votonit?
Shqiptarët zgjedhin Berishën kundrejt Bashës.
30.2% e të anketuarve kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 14.3% e tyre kanë zgjedhur Bashën.
47.6% e të anketuarve janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 7.9% e tyre Nuk e di.
Vetë demokratët janë të qartë. Do të votonin Berishën. Vetëm 7 % nuk duan asnjë prej tyre ose janë ende të paqartë.
interesant është shifra 47.6 % e votuesve shqiptarë të cilët, kryesisht janë votues të LSI, Partive të tjera apo që nuk kanë votuar në 2021, që thonë se nuk do të donin asnjërin as tjetrin.
Socialistët e LSI mes dy figurave zgjedhin Bashën.
Mes të anketuarve të PS-së, 17% kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 21.5% Bashën.
57.1% e socialistëve janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 4.4% Nuk e di.
Mes të anketuarve të PD-së, 60.2% kanë zgjedhur Berishën dhe vetëm 27.7% Bashën. 6.3% e demokratëve janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 5.8% Nuk e di.
Të anketuarit e LSI-së kanë zgjedhur Bashën ku 21.9% janë përgjigjur pro liderit aktual dhe 20.2% janë përgjigjur Berisha. 55.8% e tyre janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 2.1% Nuk e di.
Këtu keni të gjitha rezultatet e sondazhit RTV Ora & Noto