E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën lider të ri të PD-së. Rama politikani më i njohur, por nuk kanë besim

Në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme brenda PD-së, Radio Televizioni Ora dhe Antonio Noto publikon sondazhin që jep një situatë të qartë brenda partisë më të madhe në opozitë. 

Nëse demokratët do të votonin nesër për liderin e tyre të ri ai do të ishte Sali Berisha.

Sondazhi mat jo vetëm situatën brenda PD-së por dhe si e ka nisur qeverisjen e mandatit të tretë kryeministri Edi Rama, i cili mbetet politikani më i njohur. 

Por... 

Pyetjes sa besim kanë shqiptarët tek Edi Rama si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë, mbi 52 % e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë "Aspak besim", ndërkohë 20.7% kanë "Shumë besim". Rama ka humbur ndjeshëm besimin tek zgjedhës që nuk kanë votuar në 2021 apo dhe të partive të tjera.  

Kampioni i sondazhit është 1 mijë.  40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së.

Marzhi i gabimit është 3.5 - 4%. 

Të dhënat e sondazhit u komentuan mbrëmjen e 23 nëntorit 2021 në studion e emisionit "Ora e Betit". Në panel të ftuar ishin deputetët demokratë Flamur Noka dhe Roland Bejko dhe analistët Artan Hoxha, Elvis Iljazaj dhe Ergys Mërtiri. 

Ndërkohë në lidhje me skype nga Roma, realizuesi i sondazhit  Antoni Noto tregoi mënyrën si u anketuan shqiptarët. 

Të anketuarit janë diferencuar dhe në bazë të bindjes politike që ata kanë deklaruar.

Tabela 14 

Pyetjes: Nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për liderin e ri të PD-së, ju cilin do votonit?

Demokratët janë të qartë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

Edhe nga kategoria e të sonduarve të cilët janë deklaruar votues të PD-së, përqindja e atyre që do të votonin Berishën është shumë e madhe gati 67 % krahasuar me atë që do të votonin Bashën.   

Ata që nuk duan as Berishën e as Bashën janë të sonduar që janë deklaruar votues të partive të tjera, mbi 47 %.  Socialistët dhe LSI duan Bashën në krye të PD-së.  

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Lexo me shume: Kë do votonin shqiptarët si lider të PD-së?

Si e komentojnë të ftuarit në studio

Deputeti Flamur Noka: 70% e anëtarëve të PD besojnë se Berisha mund të punojë më mirë për Shqipërinë 
Deputeti Roland Bejko: Berisha po u jep çdo gjë demokratëve vetëm që ata t’i japin drejtimin e PD-së 
Analisti Ervis ljazaj: Basha humbi ‘pikë’ ja arsyeja

Tabela 13 

Pyetja: Disa thonë se Berisha mendon vetëm për veten e tij dhe PD nuk është e rëndësishme.  Sipas jush është e vërtetë apo nuk është e vërtetë?

Një nga pyetjet që i është bërë në sonduarve ka lidhje me çfarë mendojnë qytetarët dhe votuesit lidhur me Foltoren e Berishës, nëse ajo është për interesin e PD-së apo atë personale të Berishës.

83% e demokratëve Nuk besojnë në këtë qëndrim të potencuar këto ditë dhe nga mbështetësit e Bashës.

83 % thonë se nuk është e vërtetë.

Lexo: Demokratët besojnë tek Foltorja: Për Berishën PD është e rëndësishme, s'mendon për vete

Ata që besojnë se Berisha mendon vetëm për veten e tij janë kryesisht socialistë, nga LSI, parti të tjera apo dhe nga ata që nuk kanë votuar. Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora. Këta bëjnë, 41.7%.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Tabela 12 

Pyetja: Sipas jush, është e vërtetë apo nuk është e vërtetë që Basha ka bërë një pakt me Ramën që të mund të eleminojë Berishën nga politika shqiptare?

Mbi 58 % e anëtarësisë së demokratëve besojnë se Basha ka bërë pakt me Ramën që të eliminojnë Berishën. 

Teza e një "pakti" mes Bashës e Ramës mbështetet nga Berisha dhe mbështetësit e tij në foltoren e demokratëve por kundërshtohet nga vetë kreu i PD-së. 

21 % e anëtarësisë së demokratëve nuk di të japë përgjigje kësaj pyetjeje, ndërsa 16 % e tyre nuk e besojnë.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Lexo me shume: Shumica e demokratëve besojnë se ka një pakt "Rama - Basha". Ka dhe socialistë që e besojnë

Tabela 11

Pyetja: Si ka ndikuar vendimi i opozitës për të braktisur parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 2019 në pëlqimin ndaj PD-së.

71 % e shqiptarëve të anketuar që janë elektorat i të gjitha partive thonë se ka ndikuar keq.  

Edhe demokratët në shumicë, mbi 91 % besojnë se ky vendim i marrë nga kreu i PD-së, Basha ka ndikuar për keq dhe vetëm 3 % besojnë se ka ndikuar për mirë. 

Lexo me shume: Bojkoti i Parlamentit dhe zgjedhjeve? 91 % demokratëve besojnë se vendimi i Bashës ndikoi për keq për PD 

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Tabela 10

Pyetje: Kush midis Bashës dhe Berishës është më pranë nevojave të qytetarëve?

Berisha janë përgjigjur 34.1% e të anketuarve në nga sondazhi i RTV Ora e Noto. 14% e tyre janë përgjigjur Berisha, ndërsa 51.9% e tyre janë përgjigjur asnjëri prej tyre.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Lexo me shume:  34.1% zgjedhin Berishën, 14% Bashën

Tabela 9 

Pyetja: Midis Bashes  Berishes kush prej të dyve ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme?  

Të pyetur se cili ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Basha apo Berisha, shqiptarët janë përgjigjur në favor të Berishës.

40 % e të gjithë anketuarve besojnë Berisha kundrejt 17 % që besojnë se është Basha. Ndërkohë 41  % thonë se nuk e dinë.

Ndërkohë që mes demokratëve nuk ka dyshim. Ata janë të bindur se Berisha fiton zgjedhjet, me 88 % kundrejt 8.3 % që besojnë tek Basha. 

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Tabela 8 

Pyetje Ndërmjet Bashës dhe Berishës, cili ka qenë lideri më i mirë i PD-së?

Të anketuarit e sondazhit të sjellë nga RVT Ora & Noto janë përgjigjur 52.2% Berisha, 9.6% Basha, ndërsa 37.9% e tyre Asnjëri prej tyre.

     
E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën


Tabela 7 

Ju ndiheni më afër Bashës apo Berishë

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 31.2% e shqiptarëve ndihen më afër Sali Berishës.

Ndërsa 19.2% e këtyre personave të anketuar janë më pranë Bashës, shumica e tyre, 49.6% e tyre janë përgjigjur “nuk e di”.

Ndërkohë, 66.5% e  zgjedhësve demokratë janë përgjigjur se janë më afër Berishë, ndërsa 24.9% e tyre si më pranë Bashës.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Tabela 6 

Pyetja: Ju jeni në dijeni, keni dëgjuar të flitet për konfliktin ndërmjet kryetarit aktual të PD-së dhe ish-liderit të saj, zoti Berisha?

Në sondazhin e sjellë nga RTV Ora & Noto 95.5% kanë dëgjuar dhe vetëm 4.5% prej të anketuarve janë përgjigjur jo.

Rreth 96% e zgjedhësve të PS janë përgjigjur Po, dhe vetëm 4.1% e tyre janë përgjigjur Jo.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Tabela 5

Pyetja: Në përgjithësi, ju mendoni që PD-ja është

A është PD parti në krizë? 77.8% e qytetarëve dhe 87.3% e demokratëve mendojnë që “PO”

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora, rezulton PD është një parti në krizë sipas 80.1% e socialistëve, 87.3% e demokratëve dhe 91.6% e LSI-tave.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Tabela 4 

Pyetja: Sa besim keni te zoti Berisha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Mbi 14% e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se kanë shumë besim te zoti Berisha, ndërkohë 63% nuk kanë aspak besim.

8.3% e të anketuarve kanë pak besim, ndërsa 13.9% kanë mjaftueshëm besim.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Lexo dhe: Noka: Basha është ministri i 20 i Ramës, ka mision shuarjen e opozitës

Tabela 3

Pyetja:  Sa besim keni tek Lulzim Basha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Në bazë të gjetjeve të sondazhit, besim te Basha që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë, e kanë vlerësuar me “shumë ose mjaftueshëm” 78.3% e qytetarëve.

Ndërkohë, rezulton se 55.6% e demokratëve nuk e kanë këtë besim te kryedemokrati Basha dhe po ashtu, edhe 68% e socialistëve.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

 67% e votuesve të PD-së dhe 78.3% e shqiptarëve nuk kanë besim te Basha

Tabela 2 

Pyetja:  Sa besim keni tek Edi Rama si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Mbi 52 % e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim, ndërkohë 20.7% kanë shumë besim.  Interesante janë zgjedhësit e LSI nga të cilët 41.5% kanë votuar se kanë aspak besim, ndërsa 58% kanë Pak. Vetëm 3.7% e votuesve socialistë nuk kanë fare besim

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Si e komenton Antoni Noto?

Antonio Noto: Rama në këtë moment merr një numër më të madh besimi në krahasim me Bashën e Berishën. Kjo sigurisht nuk është çështje vote, pasi pyetja nuk është kë voton. Por nëse zgjedhësi ka besim. Nuk është një pyetje mbi votën, por tregues që tregon forcën politike që ka një lider në Shqipëri.

 A e ka Rama të lartë besueshmërinë apo e kanë votuar socialistët?

Antonio Noto: Ka një nivel besueshmërie mesatar. Nëse e krahasojmë këto të dhëna me liderë të tjerë europianë, Draghi, kryeministri Italian ka një lloj besueshmërie 56% . Macron ka 48%. 36 % i Ramës është nivel mesatar por jo i lartë. Por nëse shohim si është ndarë besimi mbi Ramën tek elektorati, shohim që është përqëndruar tek zgjedhësit e PS-së, 86 %, ndërsa tek zgjedhësit e partive të tjera është më i ulët dhe ndërmjet zgjedhësve që nuk kanë votuar është e ulët.

Tabela 1 

Pyetja:  Cili është politikani më i njohur, Rama, Basha apo Berisha? 

Pyetja e parë e sondazhit ka të bëjë me njohjen e liderave partiakë, nëse publiku i ka dëgjuar apo i kanë hasur në gazeta e televizion.

Në total Rama njihet në 99.5% nga të gjithë votuesit e partive politike, Basha në nivelin e 99.5%, ndërsa Berisha në 99.4%.

E PLOTË/ Sondazhi Noto & RTV Ora: Demokratët duan Berishën

Në studion e "Ora e Betit" Noto tregoi detaje të metodologjisë dhe kampionit të sondazhit.

Intervistimi është bërë përmes telefonit fiks ose celular.  40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së

EMISIONET