Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti fjalën përshëndetëse të tij në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e nisi me kujtesën se në atë ditë të shenjtë atdhetarët ishin bashkë.

Por nga foltorja e kuvendit në Tiranë ai kërkoi që sot të hiqet dorë nga ndasitë.

Albin Kurti: Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte dhe jo vetëm ne politikanët, të ndajmë ide dhe kritika.

Plagë të rëndë ai e cilësoi emigracionin, por edhe për këtë kishte një zotim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Albin Kurti: E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës, e di se nuk kemi bërë mjaftueshëm që tua kthejmë besimin në politikë dhe institucione që t’i rrisni fëmijët në atdhe. Ju garantoj që këtë betejë do ta bëjmë deri në fund dhe do ta fitojmë edhe me ndihmën tuaj. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet.

Në seancën e përbashkët mbajtur sot (27 nentor 2022) në Parlamentin e Shqipërisë Rama e Kurti u shfaqën të bashkuar duke shmangur replikat për "Open Ballkan", ndërsa kryeministri i Shqipërisë kujtoi edhe rolin e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit.

Edi Rama: Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon.

Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim
Shqipëri - Kosovë, një parlament. Mblidhen në Tiranë me rastin e 110 vjetorit te Pavarësisë, Foto: LSA

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë Rama i cilësoi më të mirat në kohë.

Edi Rama: Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës sot janë më të shkëlqyera sepse jemi vende të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive, më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër. Këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga vullneti dhe arritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok.

Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim
Shqipëri - Kosovë, një parlament. Mblidhen në Tiranë me rastin e 110 vjetorit te Pavarësisë, Foto: LSA

Po nga foltorja e kuvendit Rama ftoi Kurtin të jetë në dhjetor në Durrës për të inauguruar projektin e investimeve në portin e jahteve.

Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim
Shqipëri - Kosovë, një parlament. Mblidhen në Tiranë me rastin e 110 vjetorit te Pavarësisë. Berisha iken sapo fjalen e mori kryeministri Edi Rama. Foto: LSA
Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim
Shqipëri - Kosovë, një parlament. Mblidhen në Tiranë me rastin e 110 vjetorit te Pavarësisë. Albin Kurti ne podium. Foto: LSA

 

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET