Kurti: Të luftojmë bashkë, në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të qeverisë së Shqipërisë e anasjelltas

Në fjalën e tij në seancën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, kryeministri Albin Kurti u shpreh se ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë.

Kurti tha se duhen harruar armiqësitë mes dy vendeve dhe se duhet luftuar së bashku, jo etëm politikanët, por i gjithë kombi.

Ai shtoi se në Kosovë gëzohen çdo suksesi të qeverisë së Shqipërisë, si atyre të mëparshme dhe të tanishme, dhe anasjelltas.

Kurti: Në këtë ditë duhet të vëmë të gjithë dorën në zemër, të pyesim nëse kemi bërë detyrën që kemi për atdheun, të njohim fajet tona, të harrojmë armiqësitë që na ndajmë, t’i japim dorën njëri tjetrit, e të betohemi se sot e mbrapa do luftojmë për nderin e kombit tonë. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm ne politikanët, të punojmë së bashku. Teksa në Evropën lindore po vinte demokracia, një shkencëtar politolog i madh thoshte se politikanët shqiptarë duke theksuar ndarjen po u jepnin arsye atyre që duan ti shohin të ndarë. 

Nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Në Kosovë ne i gëzohemi çdo suksesi të qeverisë, si atyre të mëparshme dhe të tanishme. Keni bërë hapa të mëdhenj, ka bërë hapa në shumë fusha. Uroj që sukseset të mos iu ndalen dhe tii shtohen flamurit. Jam i sigurt se kështu gëzoheni dhe ju.

Në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot (27 nentor 2022) në sallën e seancave plenare të Kuvendit u zhvillua mbledhja e parë të përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lexo me shume: Shqipëri - Kosovë një parlament, Albin Kurti: Të heqim dorë nga ndasitë. Rama: Marrëdhënie të shkëlqyera

EMISIONET