Kumbaro: Dëftesat për vitin shkollor 2025-2026 të disponueshme në e-Albania

Dëftesat për vitin shkollor 2025-2026 janë gjeneruar dhe janë të disponueshme në portalin e-Albania.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila shpjegon edhe hapat që prindërit duhet të ndjekin për t’i shkarkuar dëftesat.
“Hyni në llogarinë tuaj në e-Albania, klikoni te “Dokumentet e mia”, kërkoni dokumentin “Dëftesë” ose përdorni fushën e kërkimit duke shkruar “dëftesë”, hapni dokumentin dhe klikoni “Shkarko” për ta ruajtur në format PDF”, sqaroi Kumbaro.

Ndërkohë që në e-Albania vijojnë deri më 31 korrik regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta.
Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, mësimi në arsimin bazë dhe në arsimin e mesëm të lartë do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

