"Krishtlindja na thotë një mesazh shumë të bukur, kurajë dhe shpresë", Dom Gjergj Meta: Zoti ju bekoftë!
Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh paqeje me rastin e Krishtlindjes. Dom Gjergj Meta shprehet se Krishtlindja është hyrja e Zotit në historinë e botës, njerëzimit dhe historinë e secilit prej nesh. Duke uruar shumë dritë në këtë kohë Krishtlindjes, Dom Gjergj Meta i dërgon bekime të gjithë besimtarëve.
"Dëshiroj t'i uroj Krishtlindjen secilit nga ju. Krishtlindja është hyrja e Zotit në historinë e botës, njerëzimit dhe historinë e secilit prej nesh.
Sidomos Zoti hyn në historinë e atyre njerëzve, të atyre situatave të cilët janë ët rënduar nga jeta, lodhjet, plagët dhe vuajtjet e ndryshme. Krishtlindja na thotë një mesazh shumë të bukur, kurajë dhe shpresë. Zoti është me ne dhe është gjithmonë me ne, sidomos në momentet më të vështira, në momentet më të errëta të jetës sonë. Ju uroj të gjithëve shumë dritë në këtë kohë Krishtlindjes. Zoti ju bekoftë."

