Krah popullit turk dhe atij sirian, qirinj dhe lutje në mbarë vendin për viktimat e tërmetit
Qytetarë shqiptarë në mbarë vendin shprehën solidaritetin me familjet e prekura nga tërmeti tragjik i mëngjesit të 6 shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë.
Në ditën e zizë kombëtare, në Lezhë drejtues të institucioneve lokale, nënpunës të administrates shtetërore dhe qytetarë, ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje në përkujtim dhe nderim të viktimave.

Duhet të jemi solidar ndaj ngjarjeve të tilla tragjike dhe populli shqiptar e ka treguar këtë në çdo rast fatkeqësie, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Homazhe u mbajtën dhe në universitetin "Fan Noli" të Korçës.

Në Pogradec gjithashtu.



Në Sarandë, qytetarët ndezën qirinj para bashkisë së qytetit.

Edhe Shkodra u solidarizua me popullin turk dhe sirian, duke ndezur qirinj tek prefektura e qytetit.

Qirinj dhe lutje edhe në Elbasan.



Në Vlorë homazhet u kryen nga nxënësit e gjimnazit "Ali Demi".

Homazheve ju bashkua dhe Berati, ku qytetarët ndezën qirinj në kujtim të viktimave në sheshin qëndror të qytetit dhe në shkallët e bashkisë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin të mbijetuar nga rrënojat në Turqi dhe Siri, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar arriti në 36,000.
Tërmetet kanë vrarë të paktën 31,643 njerëz në Turqi që nga e hëna, dhe 4,614 njerëz në Siri.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


