KQZ-ja e Kosovës monitoron zgjedhjet në Shqipëri, në fokus aplikimi i teknologjisë

KQZ-ja e Kosovës monitoron zgjedhjet në Shqipëri, në fokus

Zgjedhjet në Shqipëri do të jenë edhe nën vëzhgimin e KQZ se Kosovës.

Anëtarët e këtij komisioni dhe një staf i plotë do të kenë në fokus të vecantë implementimin e teknologjisë në tre bashki, Vorë, Kamëz dhe Elbasan ku votimi dhe numërimi do të jenë elektronik.

“Të dy institucionet tona kanë një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe zgjedhjet janë mundësi e mirë për t’u parë nga afër organizimin e këtij procesi zgjedhor në një vend tjetër.

Përveç takimeve të ndryshme që do të zhvillohen nga ana e KQZ-së para ditës së zgjedhjeve, anëtarët e KQZ-së do të qëndrojnë në një numër të madh të qendrave të votimit në bashki të ndryshme për të parë nga afër procesin zgjedhor që zhvillohet në këto bashki," tha ai.

Elezi thekson se qëllimi kryesor është shkëmbimi i përvojave zgjedhore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

 “Natyrisht se si çdo fazë e procesit zgjedhor ka rëndësi për KQZ-në, por meqenëse vëzhgimi është i kufizuar vetëm në disa ditë, atëherë vëmendje do t’i kushtohet aplikimit të teknologjisë në procesin zgjedhor.

Në këtë rast, sa i përket votimit elektronik në tri bashki të ndryshme, si dhe identifikimit elektronik të votueseve. Po ashtu, në qendër të këtij vëzhgimi nga ana e KQZ-së është edhe procesi i numërimit të fletëvotimeve pas zgjedhjeve në hapësirat të veçanta. Pastaj edhe procesin në përpilimit të rezultatit përfundimtar,” tha ai.

Në 14 maj janë rreth 401 qendra votimi ku votuesit do të bëjnë zgjedhjen e tyre në mënyrë elektronike, teksa në këto tre bashki rezultati pritet të shpallet brenda 30 minutave nga mbyllja e qendrave të votimit

EMISIONET