Korçë/ Kishte dal për të shkundur tapetin, e moshuara rrëzohet nga shkallët e përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2026, 21:15

Një e moshuar është plagosur në Korçë pasi është rrëzuar nga shkallët e një pallati.
Ngjarja ka ndodhur pranë Teatri "Andon Zako Çajupi".
Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte duke shkundur një tapet kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët.
Si pasojë e rrëzimit, ajo ka marrë dëmtime dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.


