Konferenca Ndërqeveritare/ Zykaj: Mungon dialogu mes qeverisë dhe opozitës, problem në procesin e integrimit

Gazetarja Erisa Zykaj, ka folur në lidhje me Konferencën e parë Ndërqeveritare  për negociatat e anëtarësimit, të Shqipërisë në BE dhe kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë.  

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Zykaj është shprehur se 17 vende anëtare të BE, janë pro integrimit të Shqipërisë pavarësisht problemeve që ka, ndërsa nga ana tjetër 10 vende të tjera shprehen se vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e Konferencës.

"Aktualisht kemi dy grupime të caktuara të Shteteve Anëtare të BE, të cilat janë të ndryshme lidhur me faktin a mund të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Janë 17 vende të BE-së që janë pro integrimit evropian të cilat thonë se me problemet që ka Shqipëria, sigurisht që duhet të zgjidhen ne e dimë që ka një kushtëzim të caktuar, por sipas tyre këto mund të zgjidhen pasi të hapen  negociatat.

Kemi dhe grupimin tjetër, i cili arrin në një grupim tjetër që arrin deri në 10 vende anëtare të BE, 5 janë ato që shpjegojnë se përse Shqipëria  nuk i ka plotësuar kushtet për t’u future në konferencë ndërqeveritare, ndërsa 5 vendet e tjera që janë jo të zëshme por që kanë të njëjtin qëndrim."

Më tej ajo ka komentuar dhe procesin zgjedhor, ku shprehet se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin të drejta dhe demokratike. Zykaj thekson se vjedhja e të dhënave, përdorimi i administratës në favor të zgjedhjeve dhe parregullsitë që u hasën, janë probleme të mëdha që duhen të merren seriozisht.

Teksa ka vënë theksin te vjedhja e të dhënave të 910 mijë qytetarëve gazetarja është shprehur se po të kishte ndodhur në një vend tjetër, qeveria do kishte rënë.

"Këto kushte janë të qarta, e para ka të bëjë me reformën  zgjedhore dhe kjo reformë lidhet me zbatimin e saj, me zgjedhjet që u zhvilluan. Të gjithë shtetet anëtare janë njohur me me raportin paraprak të OSBE/ ODIHR, ku është konstatuar se ka pasur parregullsi që kanë të bëjnë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në vendet nordike nuk mund të imagjinohet se si mund të rrjedhin të dhënat personale të qytetarëve. Në çdo shtet evropain po të kishte ndodhur kjo qeveria do kishte rënë me kohë.

Dhe së treti kemi të bëjmë me të gjitha parregullsitë e tjera që janë nga OSBE/ ODIHR, me faktin e përdorimit të përdorimit të administratës zgjedhore në favor të zgjedhjeve. Kemi të bëjmë me tre shkelje që nga shtetet anëtare shihen me seriozitet shumë të lartë. Është e qartë se këto probleme duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Diferenca është se kemi grupin që është pro zgjerimit që normalisht janë ata që kanë përfituar gjithmonë nga BE, dhe nga ana tjetër është grupi që nuk janë dakord.

Para se të zhvillohen zgjedhjet ka pasur mesazhe të qarta nga Komisioni Evropian, shtetet anëtare të BE, nga Parlamenti Evropian që të kenë kujdes pasi kjo do të jetë prova e parë për demokracinë në Shqipëri. Të kenë kujdes se nëse zgjedhjet nuk do të zhvillohen sipas standarteve evropiane, kjo do të cënojnë integrimin evropian të vendit. Sinjalet kanë qenë me zgjedhjet. Ajo që është problem është dialogu mes partive. Si mundet që shtetet anëtare të negociojnë me një vend ku ka probleme të jashtëzakonshme të dialogut politik mes opozitës dhe qeverisë.  "

EMISIONET