Kryeprokurori i Kosovës e konfirmon: 7 në pranga, sekuestrohen rreth 400 kg drogë me vlerë 20 mln euro

Kryeprokurori i Kosovës e konfirmon:  7 në pranga, sekuestrohen rreth

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksander Lumezi përmes një deklarata për shtyp ditën e sotme dha detaje të reja nga kapja e rreth 400 kg lëndë narkotike në Lipjan.

Lumezi tha se Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me autoritete italiane dhe ato të Shqipërisë këtë të hënë kanë sekuestruar këtë sasi droge me vlerë rreth 20 milionë euro.

“Sot janë sekuestruar rreth 400 kilogramë narkotik të cilat kapin vlerën e rreth 20 milionë eurove, para të gatshme dhe vetura. Policia e Kosovës më 3 maj përmes kanaleve zyrtare ka pranuar informacion se një dërgesë, përkatësisht kontejner është në një port italian dhe ka ardhur nga Brazili, me destinacion Kosovën dhe ka dyshime se mund të ketë të fshehur narkotikë të llojit kokainë. Kemi përcjellë lëvizjen e narkotikëve nga shteti i Brazilit nëpër Itali deri në Shqipëri dhe në fund në Kosovë. Kjo u dërgon një porosi të qartë grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë.  Kjo jo vetëm që ishte sfidë e shtetit tonë, por edhe detyrim i shtetit tonë. 

Janë arrestuar 7 shtetas të Kosovës, në kërkim te disa personave të tjerë të identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. Substanca narkotike është gjetur në një vend në Lipjan, bastisje të tjera janë bërë edhe në vend të tjera! Mund të ketë lidhje edhe me organizata ndërkombëtarë, është fjala për 7 shtetas të arrestuar të Republikës së Kosovës, operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë ndryshime. Në lokacione është bastisur me qëllim gjetjen e substancës narkotike."

Gjatë konferencës u prononcua edhe Kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili u shpreh se grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Italia, Shqipëria e Kosova.

“Ka dy momente qe duhen vlerësuar nga kjo ngjarja se grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë. Por gjithashtu doli në pah se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë sukses në goditjen e tyre.  Bllokimi i sasive të tillë 400 kg kokainë tregon efikasitetin e strukturave tona ishte i duhur dhe i suksesshëm.”

EMISIONET