Dosja e Artan Santos në SPAK, 7 vite nga ekzekutimi i bankierit Prokuroria rihap hetimet

Prokuroria ka rihapur hetimet për vrasjen në qendër të Tiranës të bankierit Artan Santo.

Burimet kanë bërë të ditur se pas 7 vitesh nga ngjarja Prokuroria E Tiranës ka shpallur mos kompetencën duke ia kaluar për shqyrtim SPAK. Po ashtu bëhet me dije se shkak për këtë veprim është bërë ngritja e akuzës për grup të strukturuar kriminal.

Burimet janë treguar të rezervuar për të dhënë emra të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e 26 qershorit të vitit 2014.

Bankieri i njohur është ekzekutuar pranë bankës që ai drejtonte në mëngjes teksa ishte duke shkuar në punë.

Një motor me dy persona të maskuar e kanë qëlluar me pistoletë.

Edhe pse në zonë kishte efektivë dhe ishte një zonë e populluar autorët mundën të largoheshin pa u kapur apo pa u ngritur dyshime se kush mund të ishin.

Atë kohe policia tha se për çdo informacion që do të çonte në identifikimin dhe kapjen e autoreve do të jepeshin 100 mijë euro, por askush nuk çoi te autoret.

Hetimet intensive vazhduan për dy vite me radhë por pa arritur në konkluzione. Ndaj dhe dosja mbeti pezull për t'ia kaluar tashmë edhe SPAK.

EMISIONET