1 vit nga shembja e Teatrit / Aktivistja: Të vihet drejtësi, kanë ndërhyrë dhe organizatat ndërkombëtare

Një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, aktivistja Doriana Musai, është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të vërtetoj se ka shkelje të drejtave të njeriut.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se pas një viti presin që të vihet drejtësi për Teatrin, pasi sipas saj përfaqëson memorien e qytetit dhe zhdukja e tij dëmton memorien kolektive.

"Më shumë sesa një protestë ne u munduam të bëjmë një komunikim, një mesazh për këtë përvjetor.  Gjykata duhet të vërtetoj se këtu ka shkelje të  drejtave të njeriut. Në momentin e parë që Gjykata Kushtetuese shprehet pro shkeljeve tona kushtetuese, atëherë sovrani ka fituar dhe çdo akt administrativ që ka dalë në zbatim të atij vendimi, atëherë duhet të bjeri poshtë.

Sot duhet të ishte edhe një moment reflektimi, në mënyrë që të mbledhim dhe të kuptojmë si erdhëm deri këtu. Presim që të vihet drejtësi. Objekti personifikon memorien e qytetit dhe zhdukja e tij, zhduk komplet atë që është emocioni jonë. Dhe kjo dëmton memorien kolektive, vetë statusin e qytetarin. Qyteti nuk është thjesht një grumbull me objekte, por objektet materalizojnë memorien, kujtesën dhe në fund të ditës njeriu.

Teatri nuk ka qenë asnjë kauzë e politikës, teatri ka qenë gjithmonë kauzë e politikës, partitë politike në këtë rast u atashuan për të mbështetur qytetarët. Ndoshta këto zgjedhje duhet të jenë një arsye më shumë për të reflektuar më shumë sesi neve duhet të jemi akoma më të pavarur nga partitë politike për të çuar kauzat tona. Teatri në vetvete përfaqëson betejën e qytetit,  teatri mblodhi të gjithë problematikat që mbart sot Tirana."

Më tej ajo thotë se shembja e Teatrit ishte këmbanë alarmi, me atë se çfarë po ndodh sot në Tiranë.

"Teatri ishte këmbanë alarmi, për atë se çka do pasonte, dhe çfarë po ndodh sot në Tiranë ai teatër I paralajmëroi, shkeljet ligjore, shkeljet kushtetuese, shkeljet e të drejtave të njeriut. Ne do e vazhdojmë betejën për teatrin por ka ndryshuar forma e protestës. Kanë ndërhyrë organizatat ndërkombëtare. "

EMISIONET