Klosi: Sulmet kibernetike fenomen i ri, nuk duhet krijuar panik në publik, qeveria të nxjerrë mësime

I ftuar në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Fatos Klosi, ish-Kryetar i Shërbimit Informativ u shpreh se sulmi kibernetik është një fushë e re për ne dhe na ka gjetur të papërgatitur.

Ai tha se për një rast të tillë nuk duhet krijuar panik në publik, por duhet të shërbejë si një alarm për qeverinë që të marrë masa dhe investime.

Klosi: Ky është një fenomen i ri dhe një ngjarje relativisht e re në këtë fushë. Shqipëri është e papërgatitur duhet ta pranojmë këtë. Është një rast që i ka thënë qeverisë se duhen investime më të mëdha dhe bashkëpunim më i madh me partnerët tanë.

Nuk është se na ndodhi gjëma. Mirë është që, nuk është punë për publikun që të trembet sepse është çështja që të trembet qeveria dhe të nxjerrë mësime. Jam i lumtur që Microsofti ka ndërhyrë për këtë çështje.

EMISIONET