Beci: Sulmi kibernetik akt terrorist, të dhënat mund të bien edhe në duart e krimit të organizuar

I ftuar në “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Avokat Eugen Beci u shpreh se sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë është një akt terrorist.

Ai tha se informacionet dhe të dhënat e marra nga Hackerat mund të përdoren për qëllime terroriste dhe se mund të përdoren nga organizatat kriminale.

Beci: Kjo është një sulm kibernetik për të pasur atë që quhet si akt terrorist. Ata materiale i kanë shkuar në dorë personave që kanë qëllime të akteve terroriste dhe për të sjellë panik. Ato nuk ngelin vetëm në dorën e tyre, por kalojnë edhe në duart e krimit të organizuar.

EMISIONET