Dervishi: Vrasja e Kurti lidhet me ata që shpikën Shtëpinë e Verdhë, duan destabilizimin e Kosovës

I ftuar në “Drejt” në RTV Ora, nga Luan Rama, Ferdinand Dervishi, gazetar u shpreh se qëllimi i lajmeve për vrasjen e albin Kurtit kanë të bëjnë me destabilizimin e Kosovës.

Ai tha se një gjë të tillë e lidh edhe me ata që shpikën historinë e shtëpisë së Verdhë dhe trafikun e organeve.

Dervishi: Qëllimi ka qenë destabilizimi dhe unë shkoj përtej Kosovës. Kujt i intereson destabilizimi në Kosovë. Një rast të tillë e kemi përjetuar vetë që ra shteti. Shembulli në Ballkan është. Dhe fraza që është aty është destabilizimi dhe se kush qëndron pas kësaj mund të shihet brenda Kosovës dhe jashtë saj.

Mua më vjen ndërmend shtëpia e verdhë dhe trafiku i organeve dhe të ngrihet një histori ku na këputën një dru masiv kurrizit edhe pse na masakruan në Kosovë. Ky është një skenar shumë i zoti.

EMISIONET