Keta: Matura shtetërore është një sfidë jetike që kërkon drejtësi dhe barazi për çdo të ri

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", pedagogia Majlinda Keta analizoi rolin dhe sfidat e maturës shtetërore, duke theksuar rëndësinë e saj në jetën e të rinjve dhe nevojën për një qasje të barabartë e të drejtë nga shteti në garantimin e arsimit.

"Përfundimi i një cikli të gjatë 12-vjeçar është në sfidën kryesore personale të gjithësecilit se çdo të ndodh më pas me jetën e tyre e dashur pa dashur ky moment i maturës shtetërore merr atë rëndësinë jetike për fëmijët vetë, për maturantët në mënyrë speciale por edhe për prindërit sikurse edhe për opinionin publik në mënyrën sesi shteti orienton karierat ose siguron fazat e mëpasme të karrierave të këtyre fëmijëve.

Në këtë koncept, në momentin kur ne shpallemi përballë objektivave dhe ambicieve tona personale çdolloj reforme shtetërore është gjithmonë e atakuar sepse ndeshet ajo që unë dëshiroj me atë që mundet dhe që duhet.

Duhet reflektuar për ato elementë të menaxhimit dhe administrimit të saj të cilat pikërisht atë binomin midis dëshirës dhe realizimit si rezultat i marrjes së asaj që nxjerr matura shtetërore për secilin prej nesh na duhet ti rishikojmë që kjo të jetë qasur një të drejte themelore të tyre, që e drejta për arsimim duhet ti sigurojë barazi dhe duhet të sigurojë në mënyrë të përgjithshme një standart të drejtësisë sociale që një shtet demokratik ofron për të rinjtë e vetë.

Si vjet matura në hyrjen e saj nuk ka pasur elementë të stresit, biles ka pasur një organizim shumë të mirënë shkolla me përgatitjen e maturantëve  përkundrejt gjuhës së testit me shkrim", u shpreh Keta.

EMISIONET