Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arratia, Apeli lë në fuqi "arrestin me burg" për Suel Çelën

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arratia, Apeli

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimin e Suel Çelës i njohur edhe si Marjus Lulaj, i cili nga arratia i ishte drejtuar kësaj gjykate me një kërkesë për  ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Daniela Shirka e cila la në fuqi vendimin Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj tij.

Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga verifikimet e Spak pretendohet se Suel Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial.

Po ashtu nga dëshmia e Dumanit është zbardhur edhe një tjeter porosi që Suel Çela ka dhënë për vrasjën e Elton Kikës i njohur në Elbasan me emrin Oti. Plani për vrasjen e administratorit të një shkollë privatë në Tiranë ndodhi në 18 janar të vitit të kaluar.

Fatmirësisht ai i shpëtoi plumbave të cilët kapën vetëm automjetin e tij. Për sulmin ndaj tij në pranga është Skerdi Tase i cili para hetuesve ka pranuar që ka qënë autor i krimit. Sipas dëshmisë së tij ai është ndihmuar nga Enrik Hoxha për tu larguar.

suel cela

EMISIONET