Këngëtarja Linda Kulla: Këngët e mia kërkohen shumë edhe në dasma

Këngëtarja Linda Kulla: Këngët e mia kërkohen

Këngëtarja Linda Kulla ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për projektet e saj muzikore dhe rrugëtimin artistik ndër vite.

Gjatë intervistës, artistja ndau me publikun detaje nga puna e saj e vazhdueshme në muzikë, duke theksuar se ka realizuar disa videoklipe që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Kam bërë klipe si për dasma, ashtu edhe për rini – për çdo gjë. Deri tani kam rreth 7-8 videoklipe dhe të gjitha kanë ecur shumë mirë.

Madje kam rikthyer edhe këngë të vjetra që më kërkohen shpesh në dasma - u shpreh Kulla.

Këngëtarja shtoi se e ndjen për detyrë të ruaj traditën muzikore shqiptare, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja që do të sjellin po të njëjtën energji dhe dashuri për muzikën.

 

EMISIONET