Këngëtarja Linda Kulla: DJ nuk mund të zëvendësojë këngëtarin
Këngëtarja e njohur Linda Kulla ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, moderuar nga Sonila Musai, ku foli për projektet e saj muzikore dhe për rolin që kënga live vazhdon të ketë në evente.
Gjatë intervistës, artistja u ndal tek vlera e këngëve tradicionale shqiptare, duke theksuar se ato vazhdojnë të kërkohen dhe të duhen nga publiku.
“Këngët e vjetra tradicionale vijojnë të jenë shumë të kërkuara.
Ato nuk humbin kurrë vlerën e tyre.
Edhe pse sot në shumë evente ka DJ, ata nuk mund të zëvendësojnë një këngëtar, sepse këngëtari ndez atmosferën dhe krijon emocione të gjalla,” – u shpreh Kulla.

