Fotografi Kudret Plaku: Në një dasmë ka më shumë kamera se në Kryeministri gjatë një konference
Fotografi i njohur Kudret Plaku ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për zhvillimin e fotografisë dhe ndryshimet që kanë ndodhur ndër vite në fushën e eventeve, veçanërisht në dasma.
Gjatë intervistës, Plaku ndau me publikun përvoja nga puna e tij si fotograf dasmash dhe solli një vëzhgim interesant mbi mënyrën se si janë transformuar këto ceremoni.
“Ka ardhur një kohë që në një dasmë ka më shumë kamera se në Kryeministri gjatë një konference.
Njerëzit sot merren më shumë me kujdesin e fasadës sesa me ndjenjat e sinqerta e emocionet e momentit,” – u shpreh ai.

