Karoatreci në veprim/ Parkimet e gabuara shkak për trafik, policia ndërhyn me dorë të hekurt

Parkimet e gabuara dhe ato në rresht të dytë janë shkak e 40 për qind të trafikut në kryeqytet. Për këtë ka nisur të zbatohet një plan masash që nis me gjoba, por dhe me largimin e mjeteve me karroatrec

“Nuk mund të ndalosh apo ta parkosh mjetin në parkim dysh, në asnjë rrethanë. Nuk do të ketë tolerime”

Është ky paralajmërimi i Specialistit të Trafikut në Policinë Rrugore, Gerhard Baka, i cili apelon cdo qytetar që të jetë i kujdesshmë në ndalimin e makinës vend e pavend.

Sipas statistikave 40% e trafikut vijnë si pasojë e këtyre veprimeve.

Ministria e Brendshme ka ndërrmarrë masa për të ndërhyrë me karoatrec për të zhvendosur mjetet e parkuara gabim

Ky plan masash ka për qëllim parandalimin e trafikut në kryeqytet, por dhe qytete të tjera të mëdha.

“Nisur nga kjo, duke qenë se Policia Rrugore e ka parë të arsyeshme dhe të domosdoshme ndërhyrjen me mjete ngritës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, është miratuar edhe nga Ministria e Brendshme që të do të futen së shpejti në funksion mjetet ngritëse dhe do të aplikohet masa plotësuese me mjetet ngritëse.

40 për qind e trafikut mbartet vetëm nga parkimet gabuara të cilat konsistojnë në rresht të dytë, në vendkalimin e këmbësorëve, në afërsi të kryqëzimeve, apo në degëzime të tjera ku janë hyrjet dhe daljet e rrugëve kryesore me ato dttësore”, shprehet Gerhard Baka.   

Në këtë plan parashikohet edhe vendosja e gjobave, të cilat varjojnë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë.

Zonat më problematike sipas Gerhard Bakës janë: “Rruga e Kavajës”, “Muhamed Gjollesha”, “Unaza e Mesme” në kryeqytet, “Unaza e Vogël”, si dhe Bulevardet: “Zhan D’Ark”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, ku efektivët e policisë janë në vigjilencë të vazhdueshme për të mbikëqyrur ndërhyrë në raste të parkimeve të gabuara.

sonila musaj gerhard baka

EMISIONET