Ashensori që i mori jetën 17-vjeçarit, arrestohet pronari i lokalit “Orange” në Sarandë, Spiro Iljadhi

Ashensori që i mori jetën 17-vjeçarit, arrestohet pronari i

Policia e Qafë-Botës në Sarandë ka arrestuar pronarin e lokalit ‘Orange’ në Sarandë, Spiro Iljadhi.

Shkak është bërë ngjarja e rëndë në sarand në 26 gusht, ku në lokalin e Iljadhit humbi jetën kamerieri 17-vjeçar, pasi e zuri poshtë ashensori i lokalit.

Spiro Iljadhi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i Policisë Qafë-Botë, Sarandë

Kapet dhe vihet në pranga pronari i lokalit ku një muaj më parë, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal. 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e krimeve kufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim S. I., 37 vjeç, banues në Sarandë. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET