BKH "zbarkon" në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ja detajet e para: U merren celularët ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2023, 15:32
Pas Ministrisë se Infrastrukturës, hetuesit e BKH ndaluan këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
Siç kanë vepruar kohët e fundit, mësohet se janë sekuestruar dy celularë. Njeri telefon iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe eshte institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe mësohet se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni./BW