''Ka vite që nuk investohet në ushtri'', Ramaj: Ministrat e Mbrojtjes historikisht kanë ndërhyrë tek FA

Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se u bë vite që kemi një ushtri të dobët dhe se historikisht ministrat e Mbrojtjes kanë ndërhyrë tek Forcat e Armatosura.

Ramaj: Besoj se mund të provojë më tepër që ministrat e Mbrojtjes historikisht kanë ndërhyrë tek Forcat e Armatosura për të bërë atë që ata duan dhe jo çfarë është e mirë për Forcat e Armatosura.

U bë vite tashmë që kemi një ushtri të dobët.

Kemi vite që nuk investohet në ushtri.

Në kohën e fundit kryeministri është kujtuar se duhet të kemi ushtri të fortë por deri tani është copëzuar ushtria, është shitur pjesë pjesë.

Janë hequr baza, territore të ushtrisë të cilat shërbenin për mbrojtjen.

Dhe nëse ka ulje të kapacitetit mbrojtës siç është bërë në kallëzim, atëherë në mënyrë të padiskutueshme jo vetëm që ka shkelje ka vepër penale që mund të jenë të shumta veprat penale deri në tradhëti kombëtare në këndvështrimin tim.

Dhe të gjitha veprimet që pushteti ka ushtruar ose ushtron me forcë kontroll mbi këtë njësi që janë Forcat e Armatosura.

 

EMISIONET