Dogana greke në grevë, radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës. Kakavija funksionon normalisht

Dogana greke në grevë, radhë automjetesh në pikën

Është krijuar radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës, në dalje nga Shqipëria, si pasojë e grevës së zhvilluar nga pala greke në doganë, e cila ka nisur nga ora 05:00 dhe do të zgjasë deri në orën 09:00 të mëngjesit.

Burime nga autoritetet kufitare bëjnë me dije se vonesat janë shkaktuar nga kufizimi i përkohshëm i procedurave në anën greke.

Sipas të njëjtave burime, sapo dogana greke të rikthehet në funksionim normal, pala shqiptare do të shtojë numrin e sporteleve si në dalje, ashtu edhe në hyrje, me qëllim përballimin sa më të shpejtë të fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës nuk raportohen radhë apo probleme në qarkullim dhe lëvizja vijon normalisht.

EMISIONET