Champions League, më 7 korrik hidhet shorti: 36 skuadrat më të mira të Europës mësojnë rivalët

36 skuadrat më të mira të Europës do të marrin pjesë në shortin e 7 korrikut, ku pas tetë ndeshjeve të përcaktuar nga shorti, 29 klube më të mira kualifikohen direkt në fazën e ligës, ndërsa 7 të tjera do të sigurojnë vendet e fundit përmes play-off-it, i cili përfundon më 26 gusht 2026.
Shorti do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Çdo skuadër do të luajë tetë ndeshje në fazën e ligës - katër në shtëpi dhe katër jashtë - ndërsa 36 klubet ndahen në katër “poçe” me nga nëntë skuadra, bazuar në performancën e mëparshme evropiane dhe vendase.
Pas tetë ndeshjeve, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në 1/8-at e finales, ndërsa vendet 9-24 kalojnë në një raund play-off para vazhdimit me eliminim direkt deri në finale.
PSG mbetet mbajtësja aktuale e trofeut, pas fitores ndaj Arsenalit në finalen e sezonit 2025-26 me penallti, dhe do të kërkojë ta mbrojë titullin këtë sezon. Faza e ligës nis zyrtarisht më 8 shtator 2026.

