“Ka përplasje mes tyre” Qyno tregon prokuror preferon Rama dhe kë preferon Yuri Kim për kreun e SPAK
Në emisionin "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim preferojnë kandidatë të ndryshëm për kreun e SPAK.
Ai tha se kryeministri me të tijët preferojnë prokurorin Ervin Kondili, ndërsa qarqe të ambasadës Amerikane kanë preferencë prokurorin Altin Dumani.
Qyno: Në mënyrë informale preferohet nga disa qarqe të qeverisë dhe linjës që mbron Edi Rama është pikërisht prokurori Ervin Kondili, ndërsa qarqe të ambasadës Amerikane kanë preferencë prokurorin Altin Dumani.
Ndërkohë që në garë janë kandidatura që realisht 2 mbështetet nga 2 qarqe dhe lobe të fuqishme, ndërsa ajo e Xholit, nga kjo përplasje e madhe që po bëhet, do të shoshitet dhe do të fitojë ky i treti. Nuk më shqetëson mënyra dhe kush po kandidon, por më shqetëson pavarësia e institucionit që tregohet se ky është institucion i kapur.
Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


