Jeta mes ujërave të zeza, banorët e një pallati në Durrës kërkojnë ndihmë
16 familje në Durrës kanë bërë apel për ndihmë pasi një kat i pallatit të tyre është mbushur me ujëra të zeza dhe papastërti. Pak metra larg qendrës, banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë në bashki, por deri më tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje. Ata thonë se janë të shqetësuar edhe për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.
Këto janë ujërat e zeza në bodrumin e një pallati ku jetojnë 16 familje në Durrës.
Mbeturinat dhe papastërtitë kanë mbuluar gjithçka.
Banorët shprehen të alarmuar për situatën, ndërsa thonë se kanë kërkuar disa herë ndihmë në bashki.
"Kanë plasur ujërat e zeza brenda, pallati është gjysmë metri me fekale dhe ne kërkojmë ndihmë nga bashkia dhe prefektura".
"Nuk dimë ku ta kërkojmë këtë zgjidhje."
Ujërat e zeza dhe mbeturinat janë kthyer në një shqetësim edhe për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.
"Kam shkuar te bashkia,komuna, gjithandej. Te Ujësjellësi na thanë se ne kemi punë nga jashtë jo nga brenda".
"Brenda strehimnit është një pusetë e bllokuar."
Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi jetesa në banesat e tyre në këto kushte është bërë e vështirë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.