Ishte i parkuar, digjet një tjetër automjet në Korçë, ja çfarë thotë policia

Ishte i parkuar, digjet një tjetër automjet në Korçë,

Digjet një tjetër automjet në Korçë teksa ishte i parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ku ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë.
Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Dy ditë më parë një automjet u dogj në rrugën “10 Korriku” në Korçë, teksa ishte i parkuar. Policia deklaroi paraprakisht se dyshohej si shkak ishte një shkëndijë elektrike, por ditën e djeshme vuri në pranga dy persona si autorë të zjarrvënies.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. B., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë dhe G. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volkswagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje.

makina korçë makina digjet

EMISIONET