Tirane: Panik në sheshin "Skenderbej": Shoferi nen efektin e drogës fut me shpejtësi në sheshin "Skenderbej"

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në sheshin "Skenderbej" në Tiranë. 

Një makinë tip "Citroen" është futur në sheshin “Skënderbej” pranë çadrave të vaksinimit dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve duke kryer manovra të rrezikshme.

Makina ka thyer barrierat dhe më pas ka bërë lëvizje të pakontrolluara në të gjithë sheshin "Skëndërbej" që ishte plot me qytetarë që prisnin vaksinimin dhe punonjës të medias.

Kanë qenë qytetarët që kanë vërshuar drejt tij për ta neutralizuar, por "goditjen" finale ja dha një prej qytetarëve që kërceu mbi makinën e tij.

Drejtuesi i mjetit, Arben Mema, 32 vjeç nga Paskuqani është nxjerrë më pas nga makina, ku ka ndërhyrë dhe policia. Ai është shoqëruar me furgon në komisariat nga forcat Shqiponja.

Dyshohet se i riu ishte nen efektin e lendeve narkotike. 

Njoftimi i policise 

Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin "Skënderbej", një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

EMISIONET